Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fton mësuesit dhe nxënësit që në mënyrë të vazhdueshme t’i respektojnë masat e mbrojtjes nga COVID-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi jashtë vendeve të punës dhe të shkollave, duke parandaluar kështu përhapjen e sëmundjes.
Nga MASH thonë se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet Infektive merr të gjitha masat, rekomandimet, protokollet, algoritmet dhe kërkon respektimin e tyre të plotë nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit.
“Protokollet e mbrojtjes nga infeksioni u tregua se funksionojnë nëse të gjithë i përmbahemi masave të përshkruara për mbrojtje. Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike në shkolla do të varet nga sjellja e përgjithshme përgjegjëse”, thekson Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ministria gjithashtu informon se mësimi në distancë zbatohet me sukses dhe mbi 80 për qind e nxënësve ndjekin mësimet në internet pa ndonjë vështirësi.
“Për studentët e tjerë që nuk kanë pajisje ose lidhje në internet, orët mësimore do të transmetohen në TVM , ndërsa arsimtarët kanë detyrimin të paraqesin materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të monitoruar progresin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor”, thonë nga MASH.
MASH gjithashtu njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe vetëqeverisjet lokale dhe aktualisht po punon në sigurimin e kushteve për funksionimin e duhur të online mësimit.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar