Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka kritikuar ish-kryeministrin Albin Kurti për qeverisjen e tij, duke thënë se Kurti i kishte ofenduar të gjithë shqiptarët me testet që i kishte pranuar nga Serbia.
Ismaili në një konferencë për media tha se Kurti do të mbahet mend si kryeministër për veprimet e tij të turpshme.
“Albin Kurti si kryeministër do të mbahet mend per dy veprime të turpshme, mbylljen e kufirit me Shqipërinë dhe hapjen ndaj Serbisë. Ai mashtronte për bashkim kombëtar, i ndante shqiptarët në tradhtarë e patriotë, por i ofendoi shqiptarët kudo që janë me ato teste të turpshme nga Serbia, duke e shpallur në mediat botërore Aleksandër Vuçiqin humanist të ballkanit”, ka thënë Ismaili.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot