Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një konference për media ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti, duke thënë se ai nuk po arrin të sigurojë 61 vota dhe është qeveri jo legjitime.
Këtë deklaratë nuk ka dashur ta komentoj bashkë partiaku i saj nga LDK, Arban Abrashi.
Madje, ai u shpreh shumë i rezervuar në këtë drejtim, raporton arbresh.info.
“Qeveria po e bën një punë të mirë. Tani ne po flasim për një demokraci, e cila është përfaqësuese ku vullneti i popullit transferohet tek deputetët, deputetët janë ata të cilët pas procesit zgjedhor e kanë formuar këtë qeveri dhe mendoj se ajo (Vjosa) e përfaqëson më së miri edhe interesin e popullit dhe vet legjitimitetin të cilin e ka marrë në kuvend, prandaj nuk i kisha komentu këto deklarata”, u shpreh Abrashi pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së.
Ndryshe, Osmani sot tha se nuk është përgjegjësi e saj t’i sigurojë votat për votimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, si dhe votimin e propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun./arbersh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...