Egjipti zbuloi 59 arkivole antike që u përkisnin priftërinjve dhe nëpunësve, në një nekropol të gjerë në jug të Kajros.
Një mision arkeologjik egjiptian në 3 tetor shfaqi sarkofagët, me mumiet brenda shumicës së tyre, duke thënë se ata ishin varrosur më shumë se 2.500 vjet më parë.
Ekipi zbuloi mbetje të mumifikuara të mbështjella me pëlhura të varrimit që mbanin mbishkrime hieroglifike me ngjyra të ndritshme.
Arkivolet prej druri të ruajtura dhe të vulosura mirë, si dhe 28 statuja të Zotit Sekret Egjiptian të lashtë u zbuluan javët e fundit, të varrosura në tre boshte në Sakara, nekropoli i kryeqytetit të lashtë egjiptian Memfis, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
“Unë e konsideroj këtë si fillim i një zbulimi të madh,” tha Ministri i Egjiptit për Turizmin dhe Antikitetet Khalid el-Anany, duke shtuar se më shumë zbulime ende pritet të dalin në të njëjtën zonë.
Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se studimet fillestare tregojnë se arkivolet e zbukuruara ishin bërë për priftërinjtë dhe zyrtarin e lartë nga Periudha e Vonë Faraonike rreth vitit 664-525 B.C./rel/Arkivolet dhe gjetjet tjera do të ekspozohen në muzeun e ri egjiptian, të cilin Egjipti po e ndërton pranë Piramidave të Gizës.
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...