Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 56 raste me COVID-19, kurse 69 persona janë shëruar nga ky virus.
Në raportin ditor të IKSHPK-së thuhet se “gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.
“Numri total i rasteve pozitive është 15,814 raste nga 70, 219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1, 328.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë