Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri.
Ditë më parë, zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, dha këtë deklaratë për kryeministrin.
Hoti në Oksigjen tha se arsyeja pse e merr bukën në punë është sepse jeta e tij i ka shkuar si student.
“Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.
Driton Selmanaj ditë më parë deklaroi se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.
“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, ka thënë Selmanaj.
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi