Deri më tani, nuk ka rekomandime për ndonjë masë më kufizuese, pas përfundimit të takimit të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe anëtarëve të Komisionit për Sëmundjet Infektive.
Sipas Filipçes, në ditët në vijim do të monitorohet se sa do të jenë numrat e rasteve të reja me coronavirus.
“Ky është një numër vërtet i lartë krahasuar me ditët e mëparshme. Ne konkluduam që sot dhe nesër duhet të kontrollohet mënyra e përcjelljes së virusit në secilën komunë veç e veç. Nëse zbulojmë diçka, do të mund të vendosim se cilat masa dhe ku do të futen”, tha ministri për “Sitel”.
Filipçe thekson se deri në fundjavë do të dihet se çfarë masash dhe në cilën komunë duhet të zbatohen./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...