Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton nxënësit dhe studentët, të cilët kanë nevojë që të pajisen me dokumente identifikimi se Agjencia e Regjistrimit Civil ka krijuar lehtësira në këtë drejtim.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, në pamundësi që qytetarët të pajisen me letërnjoftim të së Kosovës, janë autorizuar Zyrat e Gjendjes Civile, që në rastet kur qytetarët kërkojnë dokumente të gjendjes civile, respektivisht ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, t’iu lëshohet ekstrakti me fotografi, apo siç njihet praktika e vjetër e lëshimit të ekstraktit me fotografi të palës, i cili është subjekt i të dhënave.
Meqenëse, Agjencia e Regjistrimit Civil, aktualisht nuk ka mundësi t’i pajisë me kohë qytetarët me letërnjoftime për shkaqe të ndryshme teknike, kjo procedurë, do t’iu lehtësojë qytetarëve realizimin e disa të drejtave (kërkesave) të tyre brenda vendit, thuhet në një komunikatë për media./arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë