Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, me të cilët diskutoi për gjendjen në këtë sektor, si dhe rolin mbështetës të institucioneve, kryesisht përballë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Me këtë rast, Hoti shprehu përkushtimin e Qeverisë për të qenë afër këtij sektori dhe të tjerëve, me qëllim të arritjes së normalitetit ekonomik, ku theks të veçantë i dha dyfishimit të subvencioneve, si: nga 4 centë për litër të prodhuar të verës në 8 centë, dhe nga 1 mijë euro për hektar në vreshtari në 2 mijë euro.
“Tani më i kemi aktive gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000 €) në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, më konkretisht për subvencionim të bizneseve, të cilat do të shpërndahen deri në fund të vitit, ndërsa për sektorin e bujqësisë i kemi dyfishuar subvencionet”, tha ndër të tjera kryeministri Hoti.
Nga ana e tyre, drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, e vlerësuan lart rolin mbështetës të kryeministrit Hoti, që siç u tha, për qëllim parësor ka arritjen e normaliteti ekonomik./arbresh.info/



50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...