Manchester United-i është në bisedime me Barcelonën që të huazojë sulmuesin Ousmane Dembele.
Klubi katalunas ka nisur negociatat sepse shitja e francezit do lejonte transferimin e sulmuesit Memphis Depay-i nga Lyon-i, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Record, kjo marrëveshje mund të arrihet nëse Dembele bindet t’i bashkohet “Djajve të Kuq”.

Dembele gjithashtu gjatë këtij afati veror ka refuzuar huazimin të Liverpool-i dhe Juventus-i, kurse agjenti është duke u munduar ta bind për kalimin në “Old Trafford”.
Barcelona preferon shitjen e 23-vjeçarit, por United-i synon vetëm ta huazojë me opsion blerje në fund të edicionit./arbresh.info.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...