
Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10095021ah) Dua Lipa - Best New Artist, Best Dance Recording - ÔElectricityÕ 61st Annual Grammy Awards, Press Room, Los Angeles, USA - 10 Feb 2019
Dua Lipa, The Weeknd, Michael Kiwanuka dhe Beyoncé kryesojnë nominimet për “Music video awards” në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua kryeson me tetë nominime, duke përfshirë dy për ‘Video më të Mirë Pop’ me ‘Physical’ dhe ‘Break My Hear’, ndërsa një video e saj me 5 hitet e “Don’t start now” e regjistruar në Los Anxhelos, është nominuar për ‘Videon më të mirë live’.
The Weeknd ka pesë nominime, duke përfshirë ‘Videon më të mirë pop’ (ndërkombëtare) dhe ‘Kinematografinë më të mirë’ për ‘Blinding lights’. Ylli kanadez gjithashtu është nominuar në dy kategori të tjera për ‘Videon më të mirë live’, për ‘Blinding Lights’ dhe ‘Heartless’.
Në vitin e tij të 13-të, VMA-të e Mbretërisë së Bashkuar festojnë krijimtarinë, përsosmërinë teknike dhe inovacionin në videot muzikore dhe imazhin lëvizës për muzikë.
Çmimet e këtij viti kanë numrin më të madh të kategorive, me kategorinë ‘Videjo më e mirë e izolimit’,e shtuar si rezultat i pandemisë Covid-19.
Artistë të tjerë që shënojnë nominime të shumta janë Michael Kiwanuka, duke përfshirë ‘Video më të mira Rock’ për ‘Hero’ dhe Beyoncé, e cila paraqitet në’Koreografinë më të Mirë R & B / Soul’ (Ndërkombëtare) dhe ‘Koreografinë më të mirë muzikore’ për ‘Black Is King’.
Në vend të ceremonisë së zakonshme të çmimeve në Roundhouse të Londrës, këti vit UK’s VMA do mbahen përmes një ceremonie virtuale për shkak të pandemisë, teksa detajet do zbulohen së shpejti./alsat/
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...