Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit J. M., duke e gjykuar me 500 euro gjobë dhe 4 muaj burgim, i cili dënim me pajtimin e palës është zëvendësuar në të holla në shumën prej 1000 Euro.
“I akuzuari më datë 28 maj 2020, rreth orës 22:30 minuta, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në hyrje të Republikës së Kosovës, duke e drejtuar kamionin e markës “Volvo”, ndalet për t’i kryer procedurat e kalimit të kufirit nga zyrtarët policorë e doganorë dhe gjatë kontrollit të përbashkët, të njëjtit gjejnë mall komercial të fshehur, të padeklaruar, produkte kozmetike dhe tekstil në kabinën e kamionit. Me këtë rast i akuzuari J. M. ia ofron 20 euro zyrtarëve të lartpërmendur, duke iu thënë “mos e boni të madhe këtë punë dhe së bashku merrni 20 euro dhe pini diçka, hani”, me ç’rast zyrtari policor i fotografon paratë dhe të njëjtat i konfiskon”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari për kryerjen e kësaj vepre, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim unik në shumë prej 1500 Euro.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./arbresh.info/
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan