Më datë 7 tetor Kombëtarja shqiptare ka planifikuar të luajë një ndeshje miqësore me Armeninë në transfertë.
Por pritet që kjo përballje të anulohet. Shkaku është lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për provincën e Nagorno-Karabak.
Në shtetin armen është shpallur gjendja e luftës dhe rreziku është mjaft prezent se lufta mund të shtrihet në mbarë shtetin. Kështu, miqësorja e planifikuar me kombëtaren tonë është praktikisht e pamundur.
Një tjetër zhvillim është edhe urdhri se çdo shtetas armen nën 40 vjeç duhet të bashkohet me forcat ushtarake për të mbrojtur vendin, transmeton korenica.
Së fundmi një prej lojtarëve të kombëtares armene, Varazdat Harojan pezulloi transferimin e tij në Greqi te Larisa dhe u detyrua të bashkohet në luftë, ashtu si të gjithë qytetarët armenë.
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...