Me 183 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i i viktimave është rritur në 26.169, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 3.582 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 457.219.
Lari shtoi se 4.093 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 380.956.
Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer 4.014.821 teste.
Zëdhënësja Lari vuri në dukje se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve të “kuqe” dhe të “rrezikshme”.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...