Drenica ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Diar Miftaraj.
Miftaraj që më herët ishte pjesë e FC Prishtinës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe ndoshta mund të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Gjilani-t, shkruan portali arbresh.info.
Lajmin për transferimin e Miftaraj e ka konfirmuar Drenica përmes një postimi.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
MIFTARAJ PËRFORCON DRENICËN
Skënderaj – 30.09.2020
Mesfushori me tipare mbrojtëse, Diar Miftaraj, është lojtari më i ri i Drenicës!
Ish-lojtari i Prishtinës, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin dhe ka mbetur vetëm kompletimi i dokumentacionit dhe lojtari do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë ekipit që nga ndeshja me Gjilanin.
Lojtari sot është prezantuar në ambientet e KF Drenica, prezantimin e tij e bëri kryetari i klubit z. Ilir Veliqi.
https://www.facebook.com/KFDRENICA/photos/pcb.3352135688155419/3352135118155476/?type=3&theater
Miftaraj më parë ka qenë edhe lojtar i FC Besa.
KF Drenica i uron mirëseardhje Diar Miftarajt!
Na prift e mbara”, ka shkruar Drenica në Facebook./arbresh.info.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...