Këshilli Organizativ i protestave kundër vendimit të fundit për shtrenjtimin e energjisë elektrike sot ka takuar koordinatorët e grupeve kuvendare të BDI-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
“Të dy takimet rezultuan mjaft suksesshëm, na dhanë përkrahje të plotë, të pa rezervë. Tani presim të koordinohemi gjatë javës për mënyrën e arritjes së realizimit të kërkesave tona”, tha Krenar Osmani nga Këshilli Organizativ i cili potencoi se do të vazhdohet me protesta nëpër qytetet ku është protestuar.
Ai tha se në mënyrë tepër të çuditshme është anuluar takimi me koordinatorin e grupit kuvendar të LSDM-së dhe se është caktuar një orar tjetër.
Osmani tha se kërkesat mbeten të njëjta dhe se këto kërkesa vazhdimisht janë potencuar në qytetet ku është protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike./Telegrafi/
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...