Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj qysh në seancën e parë të paraqitjes së tij para Gjykatës Speciale ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe nuk e kupton arrestimin e tij.
Paksa i tensionuar, Haradinaj ka kërkuar të drejtën e shprehjes së lirë për të lexuar një fjalim që kishte përgatitur duke kritikuar gjykatën se po i mohon një gjë të tillë, raporton arbresh.info.
Haradinaj kishte përgatitur një fjalim, por që gjykatësi i tha se nuk është momenti i duhur.
“Unë nuk e arsyetoj arrestimin dhe nuk e kuptoj. Në këtë moment do të them se nuk e kam njohur këtë gjykatë dhe nuk do të njoh. Keni pas mandat 5 vjeçarë që iu ka thënë parlamenti im, tani jeni me afat të skaduar pas 2 gushtit”, tha Haradinaj.
Nasim Haradinaj në fjalimin e tij përmendi edhe 15 mijë nënshkrime të bashkëqytetarëve të tij që janë kundër Gjykatës Speciale.
“Nëse s’me leni me bisedu unë nuk do të flas më. Kemi mbi 15 mijë nënshkrime që jemi kundër kësaj Gjykate e deputetët faqezinj kanë votuar këtë. E ndij vetën që jam padrejtësisht këtu sepse ju keni thy kushtetutën e vendit tim dhe të mendimit të lirë. Mendimin për gjykatën edhe te me dënoni 500 vjet nuk mund te ma hekni mua as 15 mijë njerëzve që mendojnë si unë. Nëse për këtë është e dënueshme atëherë me dënoni midis europe” tha ai./arbresh.info/
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ...
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...