Ka nisur paraqitja e parë e nënkryetarit të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Haradinaj para gjykatës ka thënë se i është dhënë mundësia ta kontaktojë me familjen me vonesë, raporton arbresh.info.
“Familja u njoftua përmes medieve për arrestimin tim… Uroj të ketë qenë pa qëllim”, ka thënë ai.
Haradinaj tha se mbrëmë ka folur me familjen e tij.
“Kam fol 3 4 ditë më vonesë. Për ardhjen time këtu është marrë vesh më vonë”, tha Haradinaj.
Haradinaj është pyetur nëse i është dorëzuar fletarrestimi, të cilës gjë i është përgjigjur në mënyrë pohuese.
Më pas janë lexuar edhe arsyet e arrestimit të tij, përkatësisht dyshimet se Haradinaj “është përgjegjës penalisht për këto vepra: frikësim, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës”, ka bërë të ditur gjatë seancës gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou./arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media