Zëvendeskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vend, Dirk Jan Kop. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim bilateral, me theks në projektet e përbashkëta në dritën e realizimit të agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut në periudhën që vijon.
“Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, forcimi institucional në kontekst të kapaciteteve dhe efikasitetit, janë shenjë mbrojtëse të Holandës, një nga modelet e vendeve anëtare të BE-së drejtë të cilave aspirojmë. Aspirata është e arritshme pikërisht përmes procesit eurointegrues, detyra e të cilit është harmonizimi jo vetëm për legjislacionit, por edhe me standardet evropiane si dhe kushte më të mira për jetesën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Dimitrov në takim.
Në këtë kontekst zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e ndërsjellë në kuadër të programit MATRA, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh fokusin e tij në fushat e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë./Telegrafi/
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije