Në komunën e Tetovës sot u organizua forumi i parë nga katër të paraparat – pjesë e promovimit të Malit Sharr, si park i ardhshëm kombëtar.
Forumet organizohen në kuadër të fushatës për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar, e cila zbatohet nga “Qendra për edukim dhe zhvillim” nga Tearca dhe platforma “Miqtë e Sharrit” me përkrahje të Zyres për ambient të jetesës të Kombeve të Bashkuara – UNEP dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.
“Në Forum marrin pjesë njerëzit kryesorë, të cilët kanë punuar në përpilimin e studimit për valorizim, e në bazë të asaj përgatitet edhe ligji për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar”, tha mes tjerash Metin Muarremi nga platforma “Miqtë e Sharit”.
Krahas në Tetovë, forume me popullatën janë paraparë në Vrapçishtë, Bogovinjë dhe Tearcë.
“Pjesën rreth organizimit të fushatës ne duhet ta përfundojmë diku më së voni deri 15 tetor. Në pjesën, e cila varet nga faktorë tjerë, si Qeveria dhe Parlamenti, ne nuk mund të ndikojmë. Shpresojmë deri në dhjetor të jetë në procedurë kuvendore”, tha Muarremi.
Të gjitha vërejtjet nga debati publik janë që këto forume duhet të jenë pjesë e studimit dhe projekt ligjit, me miratimin e të cilit formal juridik, Mali Sharr duhet të shpallet park kombëtar.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...