Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija, e emëruar nga kryeministri Hoti si pikë kontakti e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku është pritur nga Ipeshkvi Dodë Gjergji.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi Imzot Dodë Gjergjin për mirëkuptimin e Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës dhe të të gjithë komunitetit katolik të vendit ndaj masave të Qeverisë dhe të institucioneve shëndetësore të vendit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë Covid – 19, të cilat, sigurisht, kanë prekur veprimtaritë e bashkësive dhe të komuniteteve fetare.
Po ashtu, kryeministri Hoti e vlerësoi rolin e Ipeshkvisë së Kosovës në të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si dhe kontributin e saj të rëndësishëm në jetën e përgjithshme shoqërore, kulturore e shpirtërore të vendit.
“Harmonia dhe bashkëpunimi i ngushtë i bashkësive fetare ka krijuar përherë një frymë të veçantë dashurie, mirëkuptimi e tolerance ndërmjet etnive dhe besimeve të ndryshme në Kosovë”, tha kryeministri Hoti.
Ndërsa, ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, e falënderoi kryeministrin Hoti për vizitën, për mbështetjen e përhershme të Qeverisë, si dhe për miratimin e Projektligjit për liritë fetare.

Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë