Unë kurrë nuk e kam mbështetur Hristijan Mickoski që të zgjidhet kryetari i OBRM-PDUKM-së, tha ish-kryetarja e Unionit të Grave dhe deputetja Daniella Rangelova për “360 Gradë”.
“Nisma që tani kërkon përgjegjësi nga Mickoski është e përbërë nga njerëz që e zgjodhën atë udhëheqës. Ata tani kanë legjitimitetin më të madh për ta kërkuar përgjegjës, sepse ata e zgjodhën atë. Unë nuk e përkraha atë as atëherë, mendova se nuk ishte demokratike të bëheshe presion ndaj delegatëve për të zgjedhur udhëheqës i cili është gjithashtu i vetmi kandidat”, tha Rangellova.
Sipas saj, duhet një revolucion i brendshëm intelektual, sepse, siç thotë ajo, Mickoski nuk është i aftë të udhëheqë një parti, të pavendosurit nuk shohin asgjë ndryshe tek ai, nuk ka pikëpamje të qarta./Telegrafi/
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë