Republika Çeke dëshiron të blejë sistem të ri të mbrojtjes ajrore për ushtrinë e saj nga qeveria izraelite, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes e Republikës Çeke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çekët duan të blejnë sistemin SPYDER, i cili është bërë nga kompania shtetërore izraelite Rafael Advanced Defense Systems Ltd. dhe është e aftë të sigurojë mbrojtje kundër avionëve, helikopterëve, bombarduesve, armëve të tjera.
Ministri çek i Mbrojtjes, Lubomir Metnar, tha se sistemi izraelit do të ishte kyç për modernizimin e forcave të armatosura çeke.
Ai tha se sistemi i ri do të zëvendësonte sistemin e vjetruar 2K12 KUB të epokës sovjetike për të mbrojtur qendrat ushtarake dhe civile të tilla si qendra industriale, termocentrale bërthamore, aeroporte dhe pajisje të tjera të rëndësishme.
Ushtria çeke tha se kanë analizuar nëntë sisteme nga shtatë prodhues përpara se të vendosnin për atë izraelit.
Ministria e Mbrojtjes pret që marrëveshja me vlerë rreth 430 milionë dollarë të nënshkruhet në fillim të vitit 2021 me dorëzimin dy vjet më vonë.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...