Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho ka besimin se Zinedine Zidane është i lumtur që sulmuesi Gareth Bale, është larguar.
Uellsiani u rikthye të Spurs në formë huazimi sepse nuk ishte pjesë e projektit së teknikut francez, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku portugez tha se nuk ka biseduar me Zidane-n për Bale, mirëpo beson që ky i fundit është gëzuar.

“Nuk kam biseduar me Zidane-n, por besoj që Zidane është i lumtur që ai (Bale) u largua”.
“Jemi të lumtur që është këtu. Gareth, gjithashtu është i lumtur të jetë këtu. Jemi të gjithë të lumtur që Bale do qëndrojë me ne deri në fundin e sezonit”, deklaroi ai.
Bale për Real-in ka realizuar 105 gola dhe dhuruar 68 asistime në vetëm 251 ndeshje të zhvilluar/arbresh.info.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës