Ditën e nesërme mjekët e QSUT kanë paralajmëruar se do të mbajnë një protestë përpara spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, bën me dije se protesta do të mbahet rreth orës 10:00 dhe do të zgjasë një orë.
Me këtë protestë ata kërkojnë sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore për pagat dhe garantimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit për punonjësit në luftën kundër koronavirusit.
Njoftimi i plotë i SPShSh:
Ju lutem gjeni bashkëngjitur njoftimin për shtyp të Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, SPSHSH, të cilët do të organizojnë një protestë një orëshe ditën e Enjte, më 24 shtator 2020, ora 10:00, në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

Por ndërkohë nga ana tjetër policia ka refuzuar kërkesën e tyre dhe u bën thirrje se kjo protestë rrezikon shëndetin e tyre dhe të tjerëve në kushte pandemie./TCH

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë