Kryeministri Zoran Zaev, zv.kryeministri Ljupço Nikollovski dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, janë gjobitur me nga 50 euro nga Policia e Maqedonisë, për shkak të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse në kokë, gjatë vozitjes së motorit.
Funksionarët qeveritar janë ndaluar nga policia në bulevardin “Goce Dellçev”, në afërsi të objektit qeveritar, para tre ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mediumet maqedonase kanë siguruar fletëpagesat e të tre funksionarëve.
Ndërsa MPB ka njoftuar se ditëve të fundit janë shtuar kontrollet në trafik. Zëdhënësi Toni Angellovski, sot tha se në qytetin e Shtipit vetëm për një orë janë dhënë 50 gjoba./Telegrafi/



Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...