Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, ka zbuluar se stadiumet në Serie A do t’i hapin dyert e veta për tifozë në mënyrë graduale nga 8 tetori.
Në javën e parë të sezonit të ri në Serie A, qeveria italiane i lejoi nga 1.000 persona ta shohin ndeshjen në stadiume dhe ministri i sportit njoftoi sot se po punojnë për ta rritur numrin e tifozëve gradualisht nga muaji i ardhshëm.
“Tani nuk mund ta kalojmë shifrën 1.000 persona. Por nga 8 tetori, kur do ta publikojmë dekretin e ri, do të bëjmë gjithçka për t’i rihapur stadiumet”, tha Spadafora.
“Ne nuk kemi mundur t’i hapim stadiumet tani për më shumë njerëz duke e parë që në vendet e tjera numri i rasteve me koronavirus po rritet”, shtoi ai./gazeta.mk
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...