Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilët ka biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje pas gjendjes së krijuar në arsimin parauniversitar të kësaj komune, si pasojë e mosvijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.
Hoti ka theksuar se vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar.
Ai po ashtu, ka theksuar se institucionet e vendit, qendrore dhe lokale, janë të obliguara të krijojnë kushte për përfshirjen e të gjithë nxënësve në procesin mësimor.
“Prandaj, nga ministri Likaj dhe kryetari Kastrati, ai ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha mundësitë, në mënyrë që nxënësit e shkollave, të cilat nuk janë duke mbajtur mësim, të rikthehen sa më shpejt në mjediset shkollore, ndërkohë që institucionet e vendit zotohen se do të punojnë për një reformë të përgjithshme të sistemit arsimor parauniversitar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe me domosdoshmërinë e ndërtimit të një sistemi edukativ arsimor bashkëkohor, sipas standardeve më të larta të vendeve të zhvilluara europerëndimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...