Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në lagjen Veternik të Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 03:00, kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur, në një pikë derivatesh në lagjen Veternik në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, të cilat kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (me forcë duke i shkaktuar lëndime viktimës), ka arrit të merr një sasi të parave dhe është nisur të largohet nga vendi i ngjarjes, por menjëherë njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak minuta pas raporimit të rastit. Personit të dyshuar policia i ka gjet dhe konfiskuar një sasi të parave, dy telefona, një çantë etj. Po ashtu lidhur me këtë rast policia ka sekuesteuar për ekzaminim veturën të cilën po e drejtonte i dyshuari .Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karkaterizojnë këtë rast”./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...