Ajo ishte shkëputur për pak kohë nga rrjetet sociale.
Dhe reperja Loredana Zefi së fundmi ka bërë rikthimin në Instagram dhe ka njoftuar fansat për më të rejat në jetën dhe karrierën e saj.
Biondja, e cila numëron 2.8 milionë ndjekës, është duke punuar në albumin e ri dhe ky pritet të lansohet në muajin dhjetor.
Kjo u bë e ditur në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e ‘Modus Mio’, studioja me të cilën është duke bashkëpunuar 24 vjeçarja.
https://www.instagram.com/p/CFZdXD6gpFy/?utm_source=ig_embed
“Mbreti Lori është kthyer dhe po mbron fronin e saj. Albumi i saj i ri Medusa më në fund do të dalë më 11 dhjetor”, thuhet në postim.
Gjithashtu, është zbuluar edhe kopertina e veçantë e albumit të ri të Lorit “Medusa”.
Në rrjetin e popullarizuar Instagram, biondja ka fshirë të gjitha postimet dhe ka lënë vetëm datat e turit të koncerteve të saj për 2021.
Sa i përket projekteve muzikore, “Nicht Verdient” mban titullin kënga e fundit që ka lansuar në bashkëpunim me Capital Bra. /Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...