Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka nisur javën me pamje nga Muzeu i Kosovës.
Ahmeti në postimin e tij në Facebook ka sjellë një historik të shkurtër të themelimit të këtij muzeu. Ai gjithashtu bën të ditur se pas lirimit të masave me koronavirus, muzeu pritet të jetë i hapur për vizitorë.
“Mirëmëngjesi Prishtinë,
Ju urojmë një javë të bukur Shtatori me këtë foto të Muzeut të Kosovës.
Muzeu u themelua në vitin 1949, ndërsa ndërtesa me arkitekturë Austro-Hungareze daton nga viti 1885. Muzeu, sot, përfshin një koleksion prej 50 mijë eksponateve që prezentojnë trashëgiminë kulturore të Kosovës. Momentalisht, objekti është në renovim dhe pas përfundimit të punimeve dhe lirimit të masave mbrojtëse të #covid19, do të jetë i hapur për vizitorë”, ka shkruar ai.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës