Britania e Madhe ka vendosur që të gjobisë me rreth 10 mijë funta njerëzit që nuk respektojnë masat e izolimit.
Masa do të hyjë në fuqi me 28 shtator.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Matt Hancock, Britania e Madhe është në një pikë kthese, pasi është duke u paralajmëruar bllokimi i dytë kombëtar për shkak të rritjes së numrave të të prekurve me koronavirus, transmeton portal arbresh.info
Qeveria ka bërë thirrje që njerëzit të respektojnë masat e vendosura në mënyrë që të shmangin një bllokim të dytë.
Rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm javët e fundit në më shumë se 4,000 në ditë.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi në një pikë kthese që duhet vendosur ose izolim total, ose njerëzit duhen të ndjekin rregullat”, tha Ministri i Shëndetësisë.
Për BBC ai ka theksuar se ‘izolimi i dytë kombëtar është shumë i mundshëm’./arbresh.info/
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...