Në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës këtë edicion kanë marr pjesë dhjetë klube shqiptare.
Katër klube nga Shqipëria, tri nga Kosova dhe tri nga Maqedonia e Veriut kanë fituar të drejtën të luajnë në garat ndërkombëtare për edicionin 2020/21.
Tirana, Drita, Shkëndija që janë ende në garë në Ligën e Evropës, pastaj Kukësi, Teuta, Laçi, Renova, Gjilani, Shkupi dhe Prishtina ishin pjesëmarrëse në këtë edicion në garat ndërkombëtare.
Deri më tani këto klube kanë fituar 5 milionë e 950 mijë euro, shkruan Telegrafi.
Tirana deri më tani ka fituar më së shumti, duke arkëtuar 1.22 milion euro, e përcjell nga Drita me 1.03 milion euro.
Të dyja klubet fillimisht kanë marr nga 260 mijë euro si kampione të vendeve nga vijnë.
Shkëndija që është në garë sikurse këto dy të parat ka marr 780 mijë euro.
Kukësi, Teuta, Laçi dhe Renova kanë marr nga 500 mijë euro. Gjilani ka fituar 460 mijë euro
Në fund janë Shkupi me 240 mijë euro fitime, ndërsa Prishtina është e fundit me 220 mijë euro.
Kjo e fundit nuk ka zhvilluar ndeshje fare, duke u eliminuar në tavolinë shkaku i testeve pozitive me COVID-19.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...