Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Schalkes me rezultat 8-0.
Kampionët aktual të Evropës dhe Gjermanisë e ka nisur nga aty ku e lanë sezonin e kaluar, me fitore spektakolare.
Bayern nënshtroi Schalken duke i shënuar tetë herë, tri herë në pjesën e parë dhe plot pesë herë në pjesën e dytë.
?️ @LeroySane19 mit seinem ersten Assist!#FCBS04 I 4:0 I 47‘ pic.twitter.com/bGmQsEhHDc
— FC Bayern München (@FCBayern) September 18, 2020
Serge Gnabry shënoi het-trik në këtë ndeshje, ndërsa nga një herë shënuan, Robert Lewandowski, Leon Goretzka, Thomas Muller, Leroy Sane dhe Jamal Musiala.
Kujtojmë se kjo ndeshje ishte debutuese për Sane me fanellën e Bayern, dhe debutimi bëhet edhe më i mirë për anësorin që përveç golit regjistroi edhe dy asistime.
8️⃣:0️⃣ #Musiala #FCBS04 #FCBayern #packmas pic.twitter.com/RQJUsVa95r
— FC Bayern München (@FCBayern) September 18, 2020
Bayern Munich numëron tri pikët e para të sezonit nga ndeshja e parë, kurse Schalke nuk mund ta niste më keq këtë edicion të Bundesliga. /Telegrafi/
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...
Kusari-Lila voton në Gjakovë, bën thirrje për më shumë pjesë...