Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer ka arritur në vend.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai thotë se pret me padurim ta njohë vendin dhe popullin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Arrita në Shkup. Me padurim pres ta njoh vendin dhe popullin e saj, duke siguruar në të njëjtën kohë mbështetje për integrimin e saj në BE”, shkruan David Geer, ambasador i ri i BE-së në vend.
David Geer ka realizuar takim me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani i cili ka pranuar kopjet e letrave akredituese për emërimin e tij.
Geer vjen në vendin e ambasadorit të deritashëm të BE-së në vend, Samuel Zhbogar.
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...
Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e BE-së, në fokus agjenda e ...
Nesër seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen ...