Ronald Koeman ka identifikuar një përforcim të ri te skuadra e Barcelonës.
Sergino Dest është në agjendën e Barcelonës.
Largimi i Nelson Semedo vazhdon të jetë një mundësi reale, andaj klubi katalan dëshiron të sjellë një futbollist të ri në krahun e djathtë duke identifikuar yllin e ri të Ajax Amsterdamit, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman njeh mirë kualitetet e Dest duke e ndjekur në Eredivisie te skuadra e Ajaxit.
Dest është futbollist i krahur me tipare shumë sulmuese që ka zgjuar krahasime me Dani Alvesin i cili luajti me shumë sukses te Barcelona nga 2008 deri më 2016.

Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...