Juventusi ia ka ndërprerë zyrtarisht kontratën Gonzalo Higuainit me marrëveshje të dyanshme, por me efekt negativ prej 18.3 milionë euro për financat e kampionit italian.
Edhe pse e kanë kursyer pagën e argjentinasit duke e lejuar largimin e mëhershëm të tij (një vit më herët), në komunikatë e Bianconerëve thuhet se ndërprerja e kontratës ka gjeneruar efekt negativ ekonomik për klubin.
Juventusi kishte paguar klauzolën prej 90 milionë eurosh kur e bleu Higuainin nga Napoli ne vitin 2016, ndërsa më pas u dërgua në huazime të pasuksesshme te Milani dhe Chelsea, për t’u kthyer sërish në Torino.
Pas angazhimit të Andrea Pirlos në postin e trajnerit, ai e njoftoi lojtarin se nuk bën pjesë në planet e tij.
Higuain tashmë ndodhet në Amerikë, ku pritet t’i bashkohet klubit të MLS, Inter Miami CF, pjesë e të cilit është Blaise Matudi. /Telegrafi/
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime