Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e projektit “Furnizimi me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale”, në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.
Projekti është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Luksemburgut, ndërkaq është realizuar nëpërmjet Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve (PRAK). Projekti synon t`i furnizojë me maska dhe dezinfektues këtë kategori, e cila konsiderohet me rrezikshmëri më të lartë të infektimit.
Nga ky projekt mbështeten tetë strehimore në nivel vendi, shtëpitë për komunitet, shtëpitë për të moshuar, SOS fshatrat e fëmijëve, Instituti Special i Shtimes dhe shfrytëzuesit e banesave sociale.
Kryetarja Osmani falënderoi ekipin e Strehimores për punën që po bënë, teksa e vlerësoi të domosdoshme zbatimin e masave anti Covid-19.
“Duke mbrojtur shëndetin e kësaj kategorie, njëkohësisht mbrojmë edhe të drejtën për jetë”, ka theksuar zonja Osmani. Në këtë kontekst, Kryetarja e Kuvendit premtoi se do të jetë zë i fuqishëm në këtë institucion në mënyrë që Strehimoret si kjo të marrin vëmendjen dhe mbështetjen e duhur institucionale.
Drejtueset e Strehimores theksuan nevojën për mbështetje më të madhe nga niveli qendror, posaçërisht nëpërmjet linjave të përhershme buxhetore, me të cilat mundësohet stabilitet në punën me viktimat e dhunës në familje, si dhe kategorive të ngjashme.
U vlerësua se është e nevojshme që institucionet shtetërore të prioritizojnë integrimin e kësaj kategorie dhe të organizojnë trajnime profesionale në mënyrë që të jenë pjesë aktive e tregut të punës./Arbresh.info/
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...