Mesfushori Sandro Tonali, ka pranuar se i ka refuzuar të gjitha ofertat kur e ka kuptuar interesimin e AC Milan-it.
20-vjeçari ishte afër kalimit të rivali lokal Inter, por sapo “Rosonerët” bën ofertën e parë, italiani menjëherë pranoi, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe Tonali sepse e ka mbështetur Milan-in që kur ishte fëmijë.
“Ishte mbështetës i Milan-it që kur isha fëmijë. Doja të veshja fanellën që një kohë. Nuk bisedoi shumë me presidentin e Brescia-s, por sapo kuptoi çfarë nënkupton për mua, me tha se do me lejonte të zgjidhja dhe e mbajti fjalën”.

“Kur realizova se kisha mundësinë t’i bashkohem Milan-it, i mbylla të gjitha dyert e tjera. Duhet të shkoja të Milan-i”.
“Agjenti negocioi më së shumti me Inter-in, pra ai nuk me la të përfshihem, në mënyrë që të mos shqetësohem. Sapo dëgjova për Milan-in, ai e dinte se i mbështesja, biseduam dhe e lejova të punoj”, deklaroi ai.
Tonali momentalisht është huazim me mundësi blerje për 15 milionë euro plus bonuset./arbresh.info.
Kujtimi për Alush Gashin, Abdixhiku: Ai mbetet njeriu i cilë...
Tensione në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Punëtorët përballe...
Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë