Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një video konferencë me ambasadorët e Kosovës, të cilët shërbejnë në misione diplomatike nëpër vende të ndryshme në botë.
Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se ambasadorët janë përfaqësuesit më të denjë për të prezantuar Kosovën në vendet ku ata shërbejnë dhe për këtë është i rëndësishëm koordinimi dhe përkushtimi maksimal në punën e tyre.
Kryeministri Hoti, po ashtu, ka kërkuar nga ambasadorët që me punën e tyre të jenë zë i fuqishëm i Kosovës në botë, pasi që Republika e Kosovës është në një fazë shumë të rëndësishme të shtetndërtimit dhe konsolidimit të përgjithshëm.
Duke theksuar orientimin euroatlantik të shtetit të Kosovës, kryeministri Hoti vlerësoi rolin e rëndësishëm të ambasadorëve në forcimin e lidhjeve me vendet mike në të gjitha aspektet.
“Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, në procesin e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e pandemisë COVID -19, si dhe në shumë procese nëpër të cilat është duke kaluar Kosova”, vijoi kryeministri Hoti.
Duke folur për projektet zhvillimore në Kosovë në planin e brendshëm, kryeministri Hoti tha se Qeveria është duke punuar me përkushtim në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një klime të favorshme për investimet e huaja./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...