Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit për një vit të mbarë e të suksesshëm shkollor.
“Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim, nuk ka qenë kurrë më i domosdoshëm.
“Ta kalojmë edhe këtë sfidë me sukses, për hir të ardhmërisë së gjeneratave tona të reja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./arbresh.info/
Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër!
Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar…Posted by Ramush Haradinaj on E Diele, 13 Shtator 2020
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City