Sulmuesi Vedat Muriqi, beson se karakteristikat e tij i përshtaten stilit të Lazio-s dhe shpreson që të këtë sukses.
Kosovari nesër do kryejë testet mjekësore, pastaj do e kompletoi transferimin me vlerë 18 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Muriqi ka theksuar se stili i skuadrës italiane i përshtatet dhe shpreson të jetë i suksesshëm.

“E shoh vetën si të përshtatshëm për stilin e tyre të lojës. Lazio luajti me dy sulmues shumicën e ndeshjeve sezonin e kaluar. Me thanë që iu duhet një sulmues si unë”.
“Unë i zgjodha ata gjithashtu. Për mua, së pari vjen suksesi i skuadrës, pastaj individuale. Transferohem të skuadër e re dhe shpresoj të jem i suksesshëm”.
“Dua të luaj në klubet me të mira në botë për vitet e ardhshme. Do jap më të mirën për Lazio-n”, deklaroi ai.
Muriqi edicionin e kaluar me Fenerbahce-n realizoi 15 gola në 32 paraqitje./arbresh.info.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...