Banorët e fshatit Miradi e Poshtme nga Komuna e Fushë-Kosovës janë shprehur të shqetësuar me derdhjen e mbetjeve të qumështit në rrjedhën e lumit në fshat.
Sipas tyre, jetesa në këtë fshat është bërë e papërballueshme si pasojë e kundërmimit që vjen nga mbetjet e lëshuara në lumë.
Ata ankohen se Komuna dhe institucionet e tjera nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i ndihmuar banorët me këtë telash, raporton KTV.
Sipas tyre, ky fenomen ka shkaktuar edhe ngordhjen e gjallesave që dikur ishin pjesë e lumit Graqanka të kësaj komune.
Banorët kanë paralajmëruar protestë për të dielën kundër qumështorëve në këtë komunë.
Aktivistja për ruajtjen e mjedisit, Flutra Zymi, thotë se pavarësisht së drejtës që kompanitë e qumështit e kanë për të protestuar, kjo mënyrë nuk duhet të lejohet.
Megjithatë, pavarësisht ankesave të banorëve, nga Komuna e Fushë- Kosovës e mohojnë se lumi po dëmtohet nga qumështoret e kësaj rrethine.
Televizioni ka provuar të marrë qëndrimin e dy qumështorëve që veprojnë në këtë komunë, si dhe nga shoqata e qumështoreve të Kosovës, mirëpo nuk ka marrë
përgjigje.
Ndërkohë pas paralajmërimit për protesta, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka njoftuar se është ndaluar importimi i produkteve me vaj palme.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...