Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “Marko Bislimovski s’është i pavarur dhe profesional, ai është funksionar partiak i LSDM-së i cili i përmbush kërkesat dhe dëshirat e Zoran Zaevit.
Sipas OBRM-PDUKM-së, Bislimovski në vitin 2011 është zgjedhur anëtar i Këshillit Ekonomik dhe Social, që është organ partiak i LSDM- së, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Bislimovski është figurë partiake, dhe prej atje nuk mund të ekspert i pavarur i cili do t’i paraqesë qytetarët, por funksionar partiak i cili kujdeset për interesat biznesore të familjes Zaev. Bislimovski e shkel Ligjin për energjetikë dhe nenin 17 paragrafi 5, ku thuhet se kryetari i KRRE-së nuk duhet të jetë funksionar partiak. Marko Bislimovski është anëtar i një partie politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata thonë se vet emërimi i Bislimovskit për në krye të KRRE-së është shkelje e Ligjit për energjetikë dhe se i njëjti është ilegalisht kryetar i KRRE-së.
Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria akt...
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”