Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do të dëshironte që Vjosa Osmani të mos largohet nga LDK, por që zgjedhja përfundimtare i takon asaj.
“Nuk është mirë që të largohet. Është keq edhe nëse largohet edhe një anëtar i vogël. Ne mundohemi të afrojmë njerëz. Por nëse ajo ka vendosur atëherë nuk mund të bëjmë asgjë”, tha ai në emisionin Pressing në T7 .
“Duhet t’ia japim hakun për atë që ka ofruar në parti, por në fund duhet të tregohet besnikëria ndaj partisë”, shtoi ai.
Ai po ashtu ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka gjithmonë gabim në marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ai ka qenë gjithmonë kundër. E mori përgjigjen edhe nga Grenell. Osmani do e marrë vesh pas një kohe se e ka pasur gabim”.
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën