OBRM-PDUKM-ja opozitare sot fillon me protestat e paralajmëruara tematike qytetare. Protesta e paralajmëruar për sonte me fillim në ora 18:00 është kundër shtrenjtimit të rrymës.
Sipas paralajmërimeve, protesta do të fillojë para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përfundojë para Komisionit rregullator për energjetikë.
“Kemi rrymë të shtrenjtë, ndërsa popull të varfër dhe kjo është arsyeja e parë për shkak të së cilët do të protestojmë dhe për shkak të së cikës do të dalim me kërkesat tona. Të mos jetë justifikim nga Qeveria dhe mafia e Zaevit se nuk ka para në buxhet. Para ka, por ato nuk shkojnë tek populli. Para ka sepse kanë shpenzuar një miliardë euro në ryshfet, shpenzojnë mbi tetë milionë euro për automjete, shpenzojnë për ëmbëlsira dhe tenderë derisa populli jeton në borxhe”, ka thënë lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski të hënën, duke i paralajmëruar protestat.
U bëri thirrje partive të pakënaqura politike, intelektualëve, shoqatave sindikale, esnafëve dhe individëve se është koha për bashkim dhe tejkalim të dallimeve kundër këtij pushteti, i cili, siç tha, vazhdon të pasurohet në kurriz të popullit.
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...