Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar deklaratat e Ambasadorit Grenell në lidhje me Albin Kurtin.
Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se akuzat e Grenellit kundër Kurtit janë shumë serioze.
“Grenell po e vendos në rrafshin se Amerika është problem për zotin Kurti pavarësisht kush është në Shtëpinë e Bardhë, republikanët apo demokratët…Ky është një qëndrim zyrtarë që duhet të merret seriozisht”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se SHBA tashmë ka shpallur një synim që nëpërmjet zhvillimit ekonomik të shtyjë përpara edhe çështjet politike.
“Sa do të mund të ec kjo qasje e amerikanëve që lidhet me ekonominë nuk dihet”.
Mushkolaj thotë se nuk duhet injoruar Grenell pasi sipas tij për momentin ai është i dërguar i Trump dhe ka qenë ambasador në Gjermani që sipas tij e dëshmon rolin e tij në Administratën Trump.
Grenell ka deklaruar sot se është e sigurt që Kurti është gjithmonë kundër SHBA-së.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...