Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në të cilën është folur për marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA.
Glauk Konjufca, para medieve tha se nëse në të ardhmen vjen qeveria me në krye VV-në, atëherë nuk do ta respektojë këtë marrëveshje.
Sipas tij, me marrëveshjen në fjalë është shkelur Kushtetuta e vendit.
“Një kryeministër jo-legjitim si Hoti shkon atje dhe e qet nënshkrimin në nja marrëveshje që Kosovën e kthen në një subjekt jo-serioz të raporteve ndërkombëtare. Kushtetuta thotë se Kosova anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Nënshkrimi i Hotit në marrëveshje e shkel Kushtetutën e Kosovës. Këtë fjalë timen dua ta përfundoj me dy konstatime. Që kjo është një marrëveshje shumë e dëmshme për Kosovën me tema që përpara i ka shtyrë Vuçiqi. Këto marrëveshje qeveria e ardhshme e VV-së nuk ndjen asnjë obligim që t’i qëndrojë prapa nënshkrimeve të kryeminsitrit jolegjitim Avdullah Hoti”, tha ai.
Tutje, siç u shpreh Konjufca, meqenëse po shihet se marrëveshja në fjalë nuk ka mbështetje, atëherë duhet rikthyet në fokus rrëzimi i qeverisë.
“Meqenëse këtë marrëveshje po e përkrah vetëm gjysma e LDK-së dhe gjysma e Nismës atëherë është moment i mirë që ta rikthejmë mocionin e mosbesimit. Nëse kjo qeveri vazhdon me këtë avaz edhe në Bruksel, do të vijnë kompromise edhe më të dëmshme”, tha ai.
Sipas tij, nëse arrihet pajtueshmëri, atëherë rrëzimi i qeverisë është i mundshëm.
“Është koha që edhe PDK-ja dhe AAK-ja të reflektojnë pasi që vetëm nuk po pajtohen me këtë marrëveshje, që t’i bashkojmë nënshkrimet tona. Nëse iniciativës tonë i bashkohet AAK dhe PDK, atëherë mendoj që votat janë të mjaftueshme që kjo qeveri të dërgohet në shtëpi”, tha Konjufca.
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...