Manchester City është i gatshëm të garojë me Arsenal-in për mesfushorin e Lyon-it, Houssem Aouar.
Sipas ESPN, “Topçinjtë” që një kohë e duan francezin, por tani rivalizohet nga “Qytetarët”, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Guardiola është admirues i lojtarit, i cili luajti rol të madh në eliminimin e gjigantit anglez nga Liga e Kampionëve muajin e kaluar.

Për Aouar-in, Lyon-i kërkon rreth 50 milionë euro, ndërsa asnjëra nga skuadrat angleze nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Aouar është i hapur për largimin nga Lyon-i, ndërsa ka raportime që Arsenal-i ka ofruar para plus mesfushorin Matteo Guendouzzi.
Mbetet të shihet cila skuadër do arrijë ta realizojë transferimin e francezit./arbresh.info.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje