Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është përgatitur që t’i rikthehet stërvijtes, pasi pranoi që nuk do largohet.
Messi është në vitin e fundit të kontratës, ndërsa kërkonte largimin si agjent i lirë, kërkesë e cila nuk u pranua nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, argjentinasi do i bëjë testimet e analizave për koronavirus, pastaj të hënën do stërvitet me skuadrën.

Nëse rikthehet në stërvitjen e plotë, atëherë mund të jetë pjesë e skuadrës së Ronald Koeman-it për ndeshjen e parë ndaj Athletic Bilbao-s me 20 shtator.
Sidoqoftë, ai pritet të mos jetë i pranishëm në miqësoren ndaj Nastic de Tarragona me 12 shtator, por në lojë pritet të jetë Philippe Coutinho./arbresh.info.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli